Trajneri i Portugalisë: S’dua ta shqetësoj Ronaldon, pasi është me pushime
Pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm me Real Madridin ku fitoi titullin e tretë radhazi në Champions League, Ronaldo është me pushime para Kupës së Botës. Trajneri i Portugalisë, i Santos, nuk ka në plan që ta kontaktojë 33 vjeçarin, duke shpresuar të kthehet në kushte të mira për Botëror.
“Kristiano Ronaldo është me pushime. Nuk do ta shqetësoj Ronaldon duke e thirrur, pas sezonit të gjatë e mundimshëm, është i lodhur. Nuk kem nevojë të flasë me Kristianon. Shpresoj të ketë pushime të këndshme dhe të kthehet në formë të mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur trajneri i Portugalisë
KOHA JONË SONDAZH

