Trajneri i Rusisë, Cherchesov: Dje askush nuk e besonte se do fitonim, faleminderit djemve!

Rusia mori një sukses spektakolar 5-0 në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ndaj Arabisë. Trajneri i vendasve, Stanislav Cherchesov nuk kishte si të mos ishte i kënaqur pas kësaj prove shumë bindëse të futbollistëve të tij.
“Dje në konferencën për mediat asnjë nuk mendonte se do të fitonim. Sot kemi dëshmuar se mund të jemi pjesë e këtij kompeticion. Krenar për djemtë, të cilët përmbushën atë që kishim menduar. Dëmtimi i Dzagoev? Sigurisht që kemi një plan A, B, C dhe do të vazhdojmë. Nuk doja që të bëja zëvendësime për shkak dëmtimi, por janë gjëra që ndodhin”, tha trajneri i Rusisë.
Për momentin ekipi vendas mban kryesimin e grupit A me 3 pikë, në pritje të ndeshjes Egjipt-Uruguaj. /Rozalb Lika- Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

