Trajneri i Sadikut dhe Bares pezullohet për shkak të një video me pullë të kuqe

Malaga ka pezulluar trajnerin e saj, Victor Sanchez del Amo, pasi në ditët e fundit ka nisur të qarkullojë në rrjet një video porno e tij. Vendimi ka qenë me efekt të menjëhershëm dhe do të qëndrojë i vlefshëm “deri kur të përfundojë hetimi”, lexohet në një komunikatë për shtyp të klubit.

Ditën e djeshme qarkulloi në Tëitter një video ku trajneri 43- vjeçar tregonte pjesët intime në celular. Video virale u shpërnda në gjithë rrjetet sociale, para se të bllokohej. Trajneri postoi një deklaratë ku thuhet se është viktimë e një shantazhi dhe se i është drejtuar forcave të rendit.

“Ju informoj se kam qenë viktimë e një krimi kundër intimitetit tim me ngacmime dhe presione. Çështja është në duart e policisë e unë do të ndjek instruksionet e tyre. Sidoqoftë, dua t’iu informoj se shpërndarja e një materiali me përmbajtje intime të kujtdo personi është një krim, që si përmes rrjeteve sociale, mesazheve o çfarëdo forme tjetër, sipas asaj që përcakton artikulli 97 i Kodit Penal, dënohet në kohën kur ndodh pa miratimin e personit të përfshirë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i Malagës, sheiku Al Thani, ka pezulluar përkohësisht Victor Sanchez deri sa të zbardhet situata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?