Trajneri serb tregon takimin me Anjelin: Ja si nuk e mora drejtimin e Juventusit

Trajneri aktual i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tiki-Taka” dhe ka zbuluar disa prapaskena të para 5 viteve, kur ishte pranë nënshkrimit me Juventusin.

“Ne folëm 5 vite më parë, shkuam në shtëpinë e Anjelit me Nedvedin, Marotën dhe Paratiçin. Gjithçka ishte e bërë deri në ato momente, vetëm ishte problem i Kontes, i cili nuk dihej do të largohej apo jo. Sampdoria më dha kohë në atë periudhë për të vendosur. Juventusi nuk e mbylli dot brenda 7 ditëve, çështjen me Konten dhe unë kisha firmosur me Sampin. Konte më pas u zëvendësua nga Alegri”, ka zbuluar Mihajloviç.

“Nuk kam folur me askënd nga Juventusi dhe kështu nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Prioritet për mua është Bolonja për momentin”, përfundoi serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?