Trajneri Shpëtim Duro, dorëheqje me “përshtypjet më të mira” nga Partizani
Trajneri Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit. Tekniku i të kuqve në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka bërë publik largimin e tij nga skuadra kryeqytetase. – “Me keqardhje, por me ndërgjegje të plotë, deklaroj se kjo është konferenca e fundit si trajner i Partizanit. Kam takuar sot presidentin Demi dhe i kam dhënë dorëheqje time si trajner i Partizanit. Këtë vendimin të vështirë e kisha marrë prej disa ditësh. Por do të mbetem gjithmonë tifoz i Partizanit. Objektivi i këtij sezoni u arrit: Jemi në Europë!Dua të falënderoj presidentin dhe bashkëpunëtorët për punën dhe sukseset që kemi arritur. Çështjen e një rikthimi në të ardhmen e lej te hapur për të fituar edhe titullin kampion. Largohem si mik i Partizanit. Me këtë rast falënderoj edhe të gjithë tifozët e Partizanit, për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kampionatit. Mbetem mik i tyre”, tha trajneri Shpëtim Duro, në konferencën e fundit të tij si trajner i Partizanit. Ai mori drejtimin e Partizanit sezonin e kaluar, por nuk arriti do të fitonte titullin kampion, për të cilin duket se klubi kishte investuar dhe priste një sukses më të madh. Pritet të vendoset trajneri i ardhshëm i Partizanit, që paraprakisht është ideuar një emër i huaj.
KOHA JONË SONDAZH

