Trajneri Xavi “dënon” futbollistët pas barazimit ndaj Espanyol

Futbollistët e Barcelonës duhej të shijonin një ditë më shumë pushim për Vitin e Ri dhe duhej të bëheshin gati edhe për një darkë festive të paguar nga Xavi Hernandez. Por në fakt nuk ndodhi një gjë e tillë, pasi janë dënuar nga trajneri pas barazimit 1-1 ndaj Espanyolit.

Bonuset kanë lidhje me stërvitjet e ekipit dhe kështu, ai u kishte premtuar atyre para derbit se nëse fitonin ndeshjen, do të kishin një ditë më shumë pushim, që do të thotë se do të ishin të lirë të dielën me 1 janar për të qëndruar pranë familjeve të tyre për të festuar.

Xavi u ka bërë të ditur se të gjithë duhet të jenë sot pasdite në orën 16:30 në ambientet e klubit, për një seancë të plotë stërvitore, të parën për vitin 2023 dhe të gjithë të jenë në formë dhe të gatshëm pavarësisht festimeve për fundvitin me familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një “dënim” që duhet t’u shërbejë lojtarëve për të kuptuar se trajneri e ka seriozisht e nuk do të falë asnjë gabim të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?