“Tronditet” Atletico Madrid, dëmtohet futbollisti “i preferuar” i Simeones
Lajme aspak të mira për Atletico Madrid, që në prag të fazës çerekfinale të Champions League, nuk do të ketë një nga futbollistët kryesor. Ndaj skuadrës gjermane të Leipzig më 12 gusht në orën 21:00, trajneri Simeone nuk do të ketë në dispozicion Thomas Partney.
Mesfushori ganez pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit, teksa do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.
Thomas është një nga futbollistët më të besuar, teksa këtë sezon kishte zbritur në fushë në 46 ndeshje, duke shënuar në total 4 gola. Me kampionatin e mbyllur, tashmë Atletico Madrid është e përqendruar të përgatitjet për rifillimin e Championsit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

