Trupi i Sala mbërrin në Argjentinë

Trupi i futbollistit Emiliano Sala ka mbërritur në Argjentinë të premten, për tu varrosur në vendlindje.

Ceremonia mortore e të ndjerit Sala do zhvillohet në fundjavë.

Trupi mbërriti në aeroportin Buenos Aires dhe më pas u shoqërua gjatë rrugës nga një automjet i policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do dërgohet në Progreso, rreth 538 km në veriperëndim të kryeqytetit, për ceremoninë mortore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroplani i “Piper Malibu” i pilotuar nga David Ibbotson u zhduk nga radarët me 21 janar, kur u kthye nga Franca, ku Sala i kishte dhënë lamtumirën shokëve të ekipit në Nantes para se të shkonte për t’u bashkuar me klubin e ri Cardiff City.

Futbollisti argjentinas kishte nënshkruar për klubin uellsian për një rekord prej 15 milionë paund (19 milionë dollarë) vetëm disa ditë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?