Turi paraeliminator në Champions, Kampionia e Kosovës sfidon atë të Andorrës

Në 8 gusht do të nisë edhe edicioni i ri i UEFA Champions League ai 2020-2021 me sfidat gjysmëfinale të ruandit paraeliminator ku do të bëjë pjesë edhe kampionia e Kosovës që me shumë gjasa do të jetë një mes Dritës dhe Ballkanit.

Kampionia e Ipko Superligës së Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin në gjysmëfinalet e turit paraeliminator të Championsit pasi është hedhur shorti. Në datën 8 gusht në Nyon të Zvicrës ku do të luhen sfidat gjysmëfinale por edhe finalja e madhe, kampionia e Kosovës do të ketë përballë kampionen e Andorrës, kampionat që për momentin kryesohet nga skuadra e Engordany.

Në rast se kualifikohet në finalen e ruandit paraeliminator kampionia e IPKO Superligës do të sfidojë fituesen e çiftit Linfield e Irlandës së Veriut ndaj Tre Fiori të San Marinos, kampionate që nuk kanë rifilluar pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?