U akuzua si shpërndarës drogë në Angli, sulmuesi i Tiranës tregon të vërtetën

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, është akuzuar për shpërndarje droge, ndërkohë që vetë futbollisti ka udhëtuar drejt Londrës. Në një prononcim për faqen zyrtare të Tiranës, shtatlarti ka sqaruar se në Londër ka udhëtar për arsye familjare, pasi ka mamanë sëmurë.

Reagimi nga Majkëll Ngo i në faqen zyrtare të Tiranës

“Ne pergjigje te artikullit te shkruar per mua, dua te sqaroj se ne te vertete une kam marre pjese ne festivalin e vitit 2016, dhe si futbollist njoh shume njerez e me shume te tjere me njohin mua dhe duan te qendrojne prane duke u miqesuar me mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje person i atij rrethi te madh shoqeror ne ate festival ku dhe une merrja pjese u kap nga policia ate dite. Emri im, u perfshi aksidentalisht ne ate ceshtje, per shkak se une shoqerohesha me ate grup personash ne ate festival.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam ardhur ne Londer keto dite me lejen e klubit per te vizituar mamane time qe po kalon nje situate te veshtire shendetesore. Historia e shkruar dje ka interpretuar gabim ardhjen time ne Londer.

Per sa i perket ceshtjes se referuar per vitin 2016, me vjen keq qe emri im u perfshi gabimisht vetem pse kisha zgjedhur te qendroja me disa persona te gabuar. Kam paguar nje gjobe per kete dhe emri im eshte i paster dhe nuk me kushtezon asgje te udhetoj drejt Londres apo kudo tjeter. Me vjen keq per kete incident te ndodhur kohe ke pare por mua me ka sherbyer te jem me i kujdesshem ne perzgjedhjen e njerezve me te cilet shoqerohem.

Do te kthehem sot ne Tirane per te vijuar neser pergatitjet me skuadren, dhene me te miren time me perkushtim per klubin dhe tifozet”, ka deklaruar Majkëll Ngo

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?