FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U eliminuan nga Europa, Prishtina merr vendimin final për Mirel Josën

Kur u duk se e ardhmja e trajnerit, Mirel Josa po merrte një rrugë të ndryshme me atë të Prishtinës, ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Tekniku 56 vjeçar do të qëndrojë në krye të ekipit kryeqytetas. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet edhe miratimi i presidentit Ejupi.

Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti,-njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-trajneri i Skënderbeut dhe Tiranës e drejton Prishtinën prej 2 vitesh, duke i shpallur edhe nënkampion të vendit. Eliminimi që në turin e parë të Europa League ka revoltuar tifozët e saj, që kanë kërkuar largimin e Josës apo dhe presidentit Ejupi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?