U kërkua nga Juventusi në verë, Depay mund të përfundojë në Turqi
Memphis Depay është rikthyer në Spanjë dhe ka nisur stërvitjen me Barcelonën. Holandezi ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për katalanasit, megjithatë ai mund të largohet në merkaton e janarit.
Kontrata e tij me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2023 dhe katalanasit nuk duan ta humbasin me parametra zero. Për momentin i vetmi klubi që ishte i interesuar për të transferuar Depay dhe të paguajë për kartonin e tij në janar është Galatasaray.
Klubi turk dëshiron të transferojë një tjetër lojtar të madh, megjithatë Depay për momentin nuk e dëshiron një transferim te Galatasaray, pasi për të do të ishte një hap pas në karrierë.
Në rast se Depay nuk zgjedh transferimin e Galatasaray, atëherë sulmuesi mund të qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonin dhe më pas të largohet me parametra zero në verë.
KOHA JONË SONDAZH

