U mund në fund me përmbysje, Bushi: Shumë lojtarë nuk kanë minuta në këmbë!

Shqipëria U-21 u mund me rezultatin 2-3 nga Sllovakia me përmbysje. Dopieta e Manajt nuk ka mjaftuar për kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi, që tashmë janë thuajse të eliminuar nga Europiani.

“Në fillim dua të përgëzoj ekipin për zemrën që dhanë në fushën e lojës. Mendoj se aty ku ne kishim frikë në 20 minutat e fundit, atje u ndëshkuam. Nuk dua të justifikohem, por kishim shumë debutues që kanë luajtur në këtë takim.

Patjetër që kjo humbje na nxjerr nga gara, por jam shumë i gëzuar, pasi ekipi i ka kryer detyrat deri në minutën e 70-të. Luajtëm përball një ekipi që ka minuta në këmbë, ndërsa futbollistët tanë, nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Kjo na ka penalizuar, megjithatë kjo Shqipëri premton për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kisha luksin e stolit, për t’i ndërruar futbollistët në rolin e tyre. Kam futur një mbrojtës në vendin e mesfushorit. Ajo që unë dua të them, është se nuk kemi humbur se kemi luajtur në mënyrë të keqe. Kemi dominuar gjithë lojën dhe jemi ndëshkuar me dy gola në minutat e fundit. E dija që ai terren i vështirë do të favorizonte kundërshtarët”, është shprehur Alban Bushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?