U mundën në ndeshjen e parë, Montela: Besojmë te kualifikimi në Gjermani!

Trajneri i Seviljas, Vincenzo Montela,  beson ende te kualifikimi ndaj Bajernit, pavarësisht se u mundën në ndeshjen e parë 2-1 ndaj Bajernit. Strategu italian mendon se andaluzianët mund të kualifikohen në Bavari, ashtu siç bënë më Junajtid në fazën e 1/8-ve.

“Do të luajmë me të njëjtën krenari me të cilën luajtëm në ndeshjen e parë dhe në fushën e Mançester Junajtid duke fituar. Në futboll çdo gjë është e mundur dhe unë me futbollistët e mi besojmë ende te kualifikimi. Nëse këtë herë fati do të jetë me ne dhe jo kundra, atëherë mund të fitojmë në Mynih.

Në ndeshjen e parë skuadra ime meritonte më shumë dhe pësuam një gol të që mund ta kishim shmangur, por sidomos në pjesën e parë futbollistët e mi treguan se mund të jenë superior. Padyshim që kemi përballë një nga ekipet më të forta të Europës, por nëse i mposhtin, edhe ne do të jemi një nga këto ekipe. Rrallë herë ke mundësinë të luash ndeshje të tilla, prandaj duhet të shfrytëzojmë”, theksoi trajneri i Sevijas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?