U ndëshkua me karton të kuq, Ribaj: Delegati pas ndeshjes më tha …

Andi Ribaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm për Flamurtarin në sfidën kundër Partizanit, i cili në fakt ishte i dyti radhazi për të në kampionat. Gjithsesi futbollisti i vlonjatëve u ndëshkua me kartonë të kuq, në momentin që futbollisti pati një bisedë me një nga tifozët e Partizanit u fut në fushën e lojës. Pas ndeshjes ai ka sqaruar gjithçka ndodhi mes tij dhe tifozit në fushën e lojës.

“Ishte momenti që ne po festonim golin, tifozët nuk pranonin që ne të festonim. U kapën me fotografin, në atë moment erdhën mjekët se kisha një problem. Pashë që u futën tifozët për të goditur fotografin, i thashë tifozit ‘që dhe ju vini në Vlorë dhe nuk ju godet njeri’. Arbitri nuk më argumentoi pse ma dha kartonin e kuq. Shkova në dhomat e zhveshjes, erdha në tribunë dhe më thanë që kemi bërë gabim.

Nuk i kam sharë tifozët e partizanit, se nuk e kam për natyrë që të bëj këto gjeste. Që në moshë të vogël nuk kam bërë gjëra të tilla dhe u ndjeva shumë keq e kartonin. Jam i habitur për gjithçka. Me largimet më është dhënë mundësia dhe e kam shfrytëzuar. Dua të shënoj sa më shumë përsëri. Jo pjesa e treshes, por delegati më tha që kemi gabuar me ty”, deklaroi Ribaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?