FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U përplas me disa tifozë, Kukësit gjobit me 50% të pagës trajnerin Duro

Kukësi e mbylli vitin 2019 me një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Skënderbeut. Një rezultat i tillë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e skuadrës verilindorë. Pikërisht tensioni për të arritur fitoren me patjetër ka bërë që të ketë edhe një debat midis tifozëve të Kukësit dhe trajnerit Shpëtim Duro.

Në lidhje me këtë situatë ka klubi verilindor ka marrë masa, ku sipas asaj që raporton “Euronews Albania”, trajneri Duro është gjobitur me 50% të pagës mujore. Sipas Kukësit, numri një i stolit ka shkelur kontratën dhe për këtë arsye ka marrë dhe gjobën.

Madje mësohet se trajneri Duro ende nuk është në dijeni të kësaj gjobe, teksa nuk dihet se cili do të jetë reagimi i tij, ku vjen në një moment vendimtar të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?