UEFA hap zyrtarisht hetim disiplinor për Simeonen, por edhe për Allegrin
UEFA ka hapur zyrtarisht një procedurë disiplinore kundër Diego Simeones, i cili e teproi me festimin në golin e parë të “Los Colchoneros”. Pas golit të Gimenez, trajneri argjentinas, trajneri argjentinas bëri një gjest të shëmtuar në drejtim të tribunës kryesore në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Trajneri pas ndeshjes kërkoi falje, duke theksuar se veprimi ishte për të treguar se “ekipi i tij ka tope”. Vendimi disiplinor ndaj tij është hapur, por ende nuk dihet ende se kur do të merret.
Nën akuzë ka përfunduar edhe Massimiliano Allegri, por ai është nën hetim për shkak të vonesës së hyrjes në fushë në pjesën e dytë. Hetimi do të bëhet në të njëjtin artikull si Simeone për “parimet e sjelljes etike, besnikërinë, integritetin dhe sportivitetin”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

