FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA i heq turneun e futbollit Spanjës për mos njohjen e Kosovës

Refuzimi i Spanjës për të njohur flamurin dhe himnin e Kosovës, ka detyruar UEFA-n për të ndryshuar vendin ku do të luhen ndeshjet e Grupit 5 të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 dhe të mos luhen në Benidorm dhe Alcoy gjatë muajit mars. Arsyeja e këtij vendmi është se simbolet kombëtare (flamuri dhe himni) i Kosovës nuk janë të njohura në Spanjë.

UEFA thotë se lojërat, prekin gjithashtu edhe Greqinë dhe Ukrainën, do të zhvendosen në Zvicër. Pavarësia e Kosovës nuk është e njohur zyrtarisht nga disa vende evropiane.

Kjo nuk është hera e parë që Spanja, pengon sportistët kosovarë. Më parë nuk pranuar të shfaqet flamuri dhe himni i Kosovës, gjatë një turneu të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

IOC ndërhyri pasi simbolet e Kosovës u ndaluan në kampionatet botërore të karatesë në Madrid, dhe paralajmëroi Spanjën se nuk do t’i ndalohej e drejta për të organizuar turne ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?