FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA merr vendimin e hidhur, edhe Prishtina eliminohet pa luajtur për shkak të Covid-it!

Prishtina nuk do të luajë kundër Lincol Redit. UEFA mori vendimin pasi skuadra shqiptare dështoi në testet e COVID-19. Tetë futbollistë të bardhebluve dolën pozitivë dhe institucionet e Gjilbraltarit vendosën që sfida të mos luhej.

Radio Televizioni i Prishtinës raporton se vendimi është marrë nga autoritetet e Gjilbraltarit. Një lajm shumë i keq ky për Prishtinën që do të humbasë goxha në aspektin financiar dhe do të eliminohet pa luajtur.

Ndeshja do të fitohet në tavolinë me rezultatin 3-0 nga kundërshtarët e Prishtinës. Edhe skuadra e Dritës u eliminua pak ditë më parë në të njëjtën mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?