FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA Nations League për U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët

UEFA Nations League për U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët në turneun e parë të këtij formati. Pas lindjes së kompeticionit më të ri për përfaqësuesen U-19 në muajin tetor, sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fillimin e ligës. Shqipëria bën pjesë në ligën C, dhe pas shortit jemi në grupin C4 së bashku me Maltën dhe Moldavinë.

 

Raundi i parë i këtij turneu, sipas skemës do të zhvillohet në vendin tonë në datat 18, 21 dhe 24 shtator 2020. Në këtë ligë marrin pjesë 18 skuadra kombëtare, dhe do të vijojë për 2 vite me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky format i ri është ndarë në 4 etapa/raunde derisa të arrijë finalja e Ligës në korrikun e vitit 2022, që do të mbahet në Sllovaki.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?