UEFA publikon videon e pritjes fantastike të Berishës ndaj Giroud
UEFA ka postuar videon e pritjes së mrekullueshme që Etrit Berisha bëri ndaj Olivier Giroud, në ndeshjen Shqipëri-Francë.
Pas një aksioni të bukur të miqve, Griezmann e nxori ballë për ballë portierit sulmuesin e Chelsea, i cili goditi fort me të majtën, por gardiani i portës shqiptare tregoi reflekse të jashtëzakonshme duke pritur atë që mund të konsiderohej si një penallti në lëvizje.
“Pritje fantastike nga Etrit Berisha”, shkruan UEFA në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

