FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA shpjegon pse u anulua goli i Ajaxit

UEFA ka bërë me dije se goli i Ajaxit i shënuar me kokë nga Tagliafico u anulua për pozicion jashtë loje të Tadic.

Pasi konsultoi VAR-in, arbitri Skomina e konsideroi pozicion jashtë loje sulmuesin serb, i cili ndërhynte mes topit dhe portierit të Realit, Courtois.

Në profilin zyrtar në Twitter, UEFA shkruan: “Në minutën e 38 të ndeshjes mes Ajax dhe Real Madrid, një gol me kokë i Nicolas Tagliafico u anulua pasi u pa në VAR. Arbitri vuri re se një shok i Tagliafico, Dusan Tadic, ishte në pozicion jashtë loje dhe ndërhynte te portieri, duke e penguar që të shikonte topin ndërkohë që ai u godit me kokë. Për këtë, goli u anulua në mënyrë të drejtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?