United arrin akordin me dy mesfushor, zyrtarizimi brenda kësaj jave
Kjo javë pritet të jetë mjaft decizive për merkaton e Manchester United. “Djajtë e kuq” janë në detajet e fundit me dy mesfushorë që sipas mediave do të zbarkojnë në ditët në vijim për të hedhur të zezën mbi të bardhë.
Jose Mourinho ka shenjëstruar mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred dhe yllin e Portos, Diogo Dalot që pritet t’i kushtojnë arkave të skuadrës nga “Old Trafford” rreth 70 milionë euro.
Fred ka udhëtuar drejt Manchester-it, pas fitores 2-0 së Brazilit në miqësoren ndaj Kroacisë në “Anfield” dhe do të bëhet kështu lojtari i parë që do i bashkohet United në këtë merkato vere.
25-vjeçari, i cili do të kushtojë rreth 52 milionë funte, u bashkua me Shakhtar nga brazilianët e Internacional në vitin 2013 dhe ka tërhequr interes nga klubet nëpër ligat kryesore të Evropës gjatë disa muajve të fundit pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve.
Fred, i cili kryesisht përdoret si zëvendësues nga Brazili, është pikërisht një lloj mesfushor qendror i cili Mourinho mendon se do të zëvendësoj Michael Carrick që është në fundin e karrierës.
Ndërkohë, Dalot është një tjetër alternativë shtesë në mesfushën e United, që sipas të gjitha gjasave do të zëvendësoj Daley Blind që është shumë pranë largimit.
Kartoni i tij, vlerësohet nga drejtuesit e Portos me rreth 17.5 milionë euro, një shifër që nuk është aspak problem për një skuadër si United që në vitet e fundit ka bërë “bumm” në transferimet e lojtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

