United bind De Gean për rinovimin, nuk e humbet me kosto zero në verë
David De Gea është shumë pranë firmosjes së rinovimit të kontratës. Të paktën kjo është ajo që shkruajnë mediat në Ishull, duke shtuar se menaxheri i portierit, Jorge Mendes, dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për firmën e re në kontratë, nga e cila spanjolli do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë.
28-vjeçari, i cili ndodhet në “Old Trafford” që nga viti 2011, kur u ble nga Atletico Madridi dhe ka qenë një ndër lojtarët më vendimtar. Kontrata aktuale e David de Geas përfundon në qershor dhe drejtuesit apo tifozëve të United i trembeshin faktit që spanjolli mund të largohej me parametër zëro në përfundim të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

