FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United “blindon” De Gea-n, e bën portierin më të paguar në botë

Manchester United po punon në merkato jo vetëm për afrimin e lojtarëve të tjerë, por edhe në kontratat e disa prej lojtarëve aktual. David De Gea është shumë pranë rinovimit të kontratës me Djajtë e Kuq.

Portieri spanjoll kontrata aktuale e të cilit skadon në verën e vitit 2020 ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Djajve të Kuq për të vijuar bashkëpunimin.

Edhe pse në drejtim të tij kishte disa oferta, De Gea ka vendosur për të zgjatur bashkëpunimin me Manchester United deri në vitin 2023, ndërkohë që nga marrëveshja e re do të përfitojë 15 milionë euro në sezon. Një shifër e konsiderueshme kjo me De Gean që pritet të shndërrohet në portierin më të paguar në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?