FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United e nis me fitore fazën përgatitore në Amerikë (VIDEO)

Manchester United e nisi me një fitore 2-0 ndaj Perth Glory fazën e ndeshjeve miqësore para sezonit të ri. Daniel James debutoi nga minuta e parë, ndërkohë që blerja tjetër Aaron-Wan Bissaka u aktivizua në pjesën e dytë vetëm për gjysmë ore lojë.

 

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në minutën e 60-të, do të ishte Rashford që do të përfitonte nga një hezitim i vendasve, me një goditje të fortë me të majtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, talenti i ri Garner shënoi pak minuta pas hyrjes në fushë. Miqësorja e radhës për United-in e Solskjerit do të jetë ndaj Leeds United ditën e mërkurë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?