United fiton me përmbysje dhe eliminon Barcelonën nga Europa League (VIDEO)

Manchester United ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës në shifrat 2-1, duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ve të Europa League. Skuadra e Ten Hag vijoi formën fantastike që ka treguar në javët e fundi dhe në Premier League.

Barcelona kaloi e para në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Lewandowski, por në pjesën e dytë Djajtë e Kuq do të përmbysnin gjithçka. Fillimisht Fred shënoi një gol me të djathtën në hyrje të zonës, ndërkohë që Antony në një mënyrë t ngjashme realizoi me të majtën duke mposhtur Ter Stegen.

Xavi pas eliminimit nga Championsi, largohet shumë shpejt dhe nga Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

MANCHESTER UNITED-BARCELONA 2-1 (4-3)

Swiss Digital Mobile Reklama

2-1 Manchester United ka përmbysur gjithçka ndaj Barcelonës. Në minutën e 73-të, Antony do të shënonte një gol fantastik me një goditje që shkoi në cepin e portës.

1-1 Manchester United ka barazuar rezultatin në fillimin e pjesës së dytë kundër Barcelonës. Braziliani Fred goditi saktë me të djathtën në minutën e 47-të, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Ter Stegen.

1-0 Barcelona ka arritur që të zhbllokojë sfidën ndaj United në minutën e 18-të. Bruno Fernandes shkaktoi një faull ndaj Balde brenda zonës duke bërë që arbitri Turpin të vërshëllente për penallti. Nga pika e bardhë Lewandowski tregohet i saktë.

Roma e Jose Mourinhos eliminoi Salzburgun falë suksesit 2-0 në “Olimpico”. Golat e Belottit dhe Dybala përmbysën humbjen 1-0 në Austri. Skuadra gjermane mposhti 3-1 Ajaksin. Sfida e parë u mbyll 0-0, kështu që është Unioni i Berlinit që kalon në raundin e 1/8-ve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?