United fiton sërish ndaj Nottingham, sfidon Newcastle në finalen e Carabao Cup (VIDEO)

Manchester United i bashkohet Newcastle United në finalen e Carabao Cup pasi fitoi edhe sfidën e kthimit përballë Nottingham Forest me rezultatin 2-0.

“Djajtë e Kuq” ishin me një hap në finale pas triumfit në javën e kaluar 0-3 në ”City Ground”. Anthony Martial zhbllokoi shifrat në minutën e 73-të pasi përfitoi nga një top jo i larguar sic duhet në zonë ndërsa vetëm tre minuta më pas Fred dyfishoi shifrat me portën e boshatisur.

Kjo do të jetë finalja e parë e EFL Cup për Man.Utd që nga viti 2017, kohë kur fitonin ndaj Southamptonit. Finalja do të luhet më 26 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?