United humbet shansin e artë, shokohet në sekondat e fundit nga Southampton (VIDEO)

Manchester United ka shprdoruar shansin e artë për të marrë vendin e tretë në renditje. Skuadra e Solskjaer nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2, teksa do të pësonte gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

“Djajtë e Kuq” e nisën shumë keq ndeshjen, teksa do të gjendeshin në disavantazh pas 12 minutash, pas një goli të shënuar nga Amstrong. Reagimi i United ishte fantastik, teksa në harkun e tri minutave do të shënonin dy gola.

Në minutën e 20-të Rashford barazoi rezultatin, ndërkohë që më pas Marial shënoi një super gol. Kur dukej se ndeshja ishte e zgjidhur për United, në sekondat e fundit do të vinte një gol i Obafemi, duke shokuar skuadrën e Manchesterit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?