United i bën “zbor” Interit në miqësore, Greenwood është i papërmbajtshëm (VIDEO)
Manchester United i ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli Interit në miqësoren e “International Champions Cup”. Sfida e luajtur në Singapor u mbyll 1-0 në favor të Djajve të Kuq, por rezultati mund të ishte shumë më i thellë nëse fati nuk do të kishte ndihmuar zikaltërit.
Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen me formacionet e tyre më të mira, teksa Conte aktivizoi në sulm dy të rinj si Esposito dhe Longo, ndërkohë që në krahun tjetër Rashford, Martial dhe Pogba ishin një problem më vete për mbrojtjen e Interit. Mesfushori francez provoi në disa raste që të vendoste në vështirësi prapavijën e ekipit italian, por rastin më të pastër do ta kishte Luke Shaë me një goditje nga distanca, e cila përfundoi ngjitur me shtyllën. Më pas Martial dhe Daniel James shpërdoruan dy mundësi të tjera shumë të mira.
Edhe fraksioni i dytë do të ishte i ngjashëm me të parin, me një drejtim, ku United vetëm sulmon dhe Interit mbyllet në gjysmëfushën e saj. Në minutën e 51-të, Matic trondit shtyllën me një goditje me kokë, ndërkohë që në minutën e 60-të, Solskjaer ndryshon thuajse të gjithë formacionin duke hedhur në fushë disa të rinj, të cilët do të ishin protagonist.
Chong është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ndërkohë që në minutën e 76-të, do të vinte goli i avantazhit i United me protagonist si gjithnjë Greenwood. Talenti i skuadrës angleze ka qenë protagonist në miqësoret e kësaj vere, ndërkohë që disa minuta më pas goditi edhe traversën. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

