United i jep leksion Mourinhos, Chelsea dhe Leicester nuk ndalen (VIDEO)
Manchester United i shkakton disfatën e parë Jose Mourinhos në krye të Tottenham. Djajtë e Kuq kanë arritur që të triumfojnë 2-1 në “Old Traford”, në një ndeshje që ishte provë vendimtare për trajnerin Solskjaer.
Vendimtar ishte Marcus Rasford, i cili shënoi që në minutën e 6-të, ndërkohë që Dele Alli arriti që të barazonte në minutën e 39-të. Në fillimin e fraksionit të dytë, Rashford realizoi nga pika e bardhë. Kjo fitore e ngjit United në vendin e 6-të me 21 pikë.
Leicester nuk ka ndërmend të ndalet. “Dhelprat” fituan 2-0 ndaj Ëatford, duke u konfirmuar në vendin e dytë, falë golave të Vardy dhe Maddison. Chelsea ndërkohë triumfoi 2-1 ndaj Aston Villës. Dy talentet Abraham dhe Mount bën të pavlefshëm golin e realizuar nga Trezeguet. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

