United mendon për merkaton, Solskjaer zbulon 3 kërkesat

Manchester United po kalon një moment të mirë në këtë pikë të sezonit.Kualifikimi në çerekfinalen e Champions League dhe ngjitja në tabelën e renditjes ka shtuar ”oreksin” e tranjerit Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku norvegjez ka përpiluar listën e dëshirave për t’i afruar në ”Old Trafford” gjatë merkatos së verës. Sipas ”Daily Mirror”, emra si Toby Alderweireld, Jadon Sancho dhe Philippe Coutinho i janë kërkuar bordit drejtues për t’i vendosur në urdhrat e tij para sezonit të ardhshëm.

Për kartonin e Coutinho, Barcelona kërkon 100 milionë euro, ndërsa vlera e mbrojtësit të Tottenham, Alderweireld përllogaritet në rreth 36 milionë euro. Jadon Sancho mund të lë Borussia Dortmund për tu transferuar në Angli për një shifër që nuk është më pak se 100 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e skuadrës pas ardhjes së Solskjaer duket se kanë bindur drejtuesit e “djajve” që t’i ofruar një kontratë të re norvegjezit, që erdhi në “Old Trafford” pas largimit të Jose Mourinho. / E.G.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?