United merr fitoren e katërt radhazi, -1 pikë nga zona Champions League (VIDEO)

Manchester United vijon formën fantastike në Premier League duke marrë fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Solskjaer triumfoi 3-0 ndaj Aston Villës.

“Djajtë e Kuq” do të kalonin në avantazh në minutën e 27-të, Bruno Fernandes fiton një penallti shumë të dyshimtë, të cilën e kthen po vetë në gol. Në fundin e pjesës së parë Grenwood dyfishoi shifrat.

Në minutën e 58-të, Pogba realizoi me një goditje nga distanca pas një goditje nga këndi. United mban vendin e 5-të me 58 pikë, vetëm një më pak se Leicester. Në krahun tjetër Aston Villa gjendet në vendin e parafundit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?