FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United nuk ndalet më me Solskjaer, shkatërron Arsenalin në FA Cup (VIDEO)

Manchester United nuk ka ndërmend që të ndalet nën drejtimin e Solskjaer. “Djajtë e Kuq” kanë fituar 3-1 në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Fa Cup ndaj Arsenalit, duke siguruar një vend në çerekfinale.

Në “Emirates Stadium” Arsenali kishte për pjesën më të madhe të kohës kontrollin e lojës, por nuk shfaqte siguri në prapavijë. United përfitoi mjaft mirë duke shënuar dy gola për dy minuta. Në të 31-n, Alexis Sanches realizoi një gol fantastik, ndërkohë që dy minuta më pas Lingard konkretizoi një kundërsulm të shpejtë.

2 minuta nga fundi i pjesës së parë, Aubameyang hapi ndeshjen pas një asisti të Ramsey, por kjo nuk mjaftoi për të gjetur barazimin. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Pogba rrëmben një top në mesfushë dhe më pas shërben te Martial, i cili nuk falë përballë Cech.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është fitorja e 8 radhazi për Solskjaer dhe United./Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?