United tërhiqet nga gara për De Ligt, mbrojtësi i jep sinjale Juves

Manchester United tërhiqet nga gara për blerjen e Matthijs de Ligt. Lajmi bëhet i ditur nga disa tabloide britanikë, që flisnin për një ofensivë të “Djajve të kuq” për De Ligt.

19-vjeçari ndërkohë në një reagim që ka bërë së fundmi është shprehur se nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij.

“Ku e shoh veten? Premier League është një kampionat i madh, edhe La Liga gjithashtu, por ka edhe kampionate të tjera që më duan, nuk janë vetëm këta të dyja. Nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi super talenti holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një deklaratë e tillë hap të tjera skenarë, teksa edhe Juventus ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër, por nuk duhet harruar as Bayerni që mund të bëjë ndonjë lëvizje surprizë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?