Usain Bolt dje bëri provimin zyrtar te Dortmundi, ja çfarë thotë trajneri

Usain Bolt zhvilloi dje provën e parë si futbollist me skuadrën gjermane të Borusias së Dortmundit, madje e mbylli seancën edhe me dy gola të shënuar, njërin me kokë dhe tjetrin me penallti. Gjithsesi, duket se kjo nuk ka mjaftuar për trajnerin Peter Stoger, i cili ende nuk i ka dhen dritën jeshile për të luajtur në futbollin profesionist.

“Ka akoma shumë punë për të bërë, nëse do të bëhet profesionist. Është e gjitha çështje lëvizjesh dhe pozicionimi, por rëndësi ka që ai është argëtuar. Ëndrra e tij për t’u bërë futbollist? Mendoj se ka talent, por nuk e di a do t’i mjaftojë”, deklaroi Stoger.

Usain Bolt në këtë mënyrë duhet të vijojë përgatitjet për të realizuar ëndrrën e tij, e cila duket se nuk është shumë larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?