FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Usain Bolt sot ka provimin final te Dortmundi (VIDEO)

Usain Bolt pas një periudhë të gjatë prove, sot do të ketë edhe provimin final te Borusia Dortmund. Klubi gjerman e ka ftuar atletin (nëpërmjet Pumës) para verës së vitit 2016, por dëmtimi dhe më pas Olimpiada e Rios e penguan testimin e xhamajkanit.

Ai asnjëherë nuk e ka fshehur se dëshiron të veshë fanellën e Mançester Junajtid. “Do të jap këtë provim dhe më pas do të the, nëse jam në nivelin e duhur apo jo. Më pas do të flas edhe me klubin. Tani duhet të kuptoj nivelin tim. Po jetoj një ëndërr, një kapitull të ri në jetën time”, ka thënë Bolt.

Nëse do të kalojë provën e sotme, Bolt do të nënshkruajë kontratë si futbollistë profesionist, dhe më pas ku i dihet edhe mund të ketë hapësira për të treguar vlerat e tij në fushë. Arma e tij më e fortë, shpejtësia është një faktor që duhet marrë parasysh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?