Valdet Rama: Nuk mendojmë për Torinon, kemi para Debrecenin

Gjashtë muaj te Kukësi, gjysmë faze si protagonist dhe një trofe i fituar. Valdet Rama është duke u përgatitur së bashku me ekipin verilindor për pjesëmarrjen në Europa League.

“Deri tani kemi punuar shumë mirë. Kanë qenë edhe stërvitjet të rënda. Kjo është një normale në këtë periudhë të përgatitjeve. Po bëhemi gati për Europa League dhe kemi përballë një skuadër që është shumë e fortë. Ndaj duhet të punojmë”.

Sfida e turit të dytë me Torinon? Të them të drejtën nuk mendoj për Torinon. Për momentin vetëm për Debrecenin duhet të mendojmë të kalojmë. Shpresojmë t’ia dalim me sukses”, deklaroi ish-lojtari i kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me Kupën që e morëm në fund bëmë detyrën më së miri dhe ishte diçka pozitive. Kam akoma kontratë dhe do flasim me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë”, përfundon ylli i Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?