Valencia i shkakton humbjen e parë Setien, e katërta sezonale për Barcelonën (VIDEO)

Setien provon shijen e parë të humbjes te Barcelona që në ndeshjen e dytë. Skuadra katalanase pësoi një disfatë të rëndë 2-0 në transfertën ndaj Valencias. Skuadra e Celades duket se transformohet kur luan kundër blaugranëve, pasi ka zhvilluar një ndeshje fantastike.

Vendasit do të kishin shansin për të kaluar në avantazh që në minutën e 12-të, por Maxi Gomez do të ndalet nga Ter Stegen nga pika e bardhë.  Pavarësisht këmbënguljes së të dyja skuadrave pjesa e parë do të mbyllej pa gola.

Fraksioni i dytë do të niste menjëherë me gol, teksa Maxi Gomez u ndihmua nga një devijim i Jordi Albës për të shënuar. Barcelona ju afrua disa herë golit të barazimi me Messin, por fati nuk ishte me ta.  Në minutën e 77-të, pas një kundërsulmi perfekt, është sërish Maxi Gomez, që me një qetësi vrastare e dërgon në cepin tjetër të portës së Ter Stegen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është humbja e katërt në këtë sezon për Barcelonën, ndërkohë që Valencia ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë, vetëm një më pak se Atletico dhe Sevilla. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?