Valencias nuk i mjafton super goli i Parejo-s, ndalet ndaj Alaves (VIDEO)

Valencia komplikon edhe më shumë synimet e saj për të arritur në zonën Champions. Skuadra e Celades nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Alaves.

Pjesa e parë do të ishte më e mirë për Valencian që do të gjente edhe avantazhin. Në minutën e 34-t, kapiteni Daniel Parejo ekzekuton në perfeksion një goditje dënimi duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Pacheco.

Vendasit reaguan mjaft mirë në fraksionin e dytë, duke shënuar golin e barazimit në e 73-të me Edgar Mendez, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i një mbrojtësi. Alaves kërkoi me ngulm edhe golin e avantazhit por Diakaby u kthye në hero në fundin e takimit duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky barazim e mban Valencian në vendin e 7-të me 42 pikë, 3 pikë larg nga Getafe e vendit të katërt, por me një ndeshje më shumë të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?