Valon Berisha i kryen me sukses testet mjekësore te Lazio
Valon Berisha do ta veshë fanellën e Lazios sezonin e ardhshëm
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka kryer me sukses testet mjekësore te Lazio, njofton klubin nga Serie A, shkruan Gazeta Express.
Klubi ka postuar një video të shqiptarit në “Twitter’, duke treguar se tashmë lojtari është i Lazios dhe se gjatë ditës pritet të kompletohet transferimi nga FC Red Bull Salzburg.
25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin romak dhe është transferimi i tretë pas Riza Durmishit dhe anësorit Mattia Sprocat.
👋🏻 Valon #Berisha è arrivato in @ClinicaPaideia! pic.twitter.com/0c1dur1vcz
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 30, 2018
KOHA JONË SONDAZH

