Valon Berisha largohet nga Lazio, transferohet në Bundesligë
Valon Berisha mbyllë pa shkëlqim aventurën tek Lazio. Futbollisti shqiptar, i cili në këtë sezon është aktivizuar për një total prek 279 do ta vijojë karrierën në Bundesligë te Fortuna e Duuseldorfit.
Mësohet se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për formulën e transferimit (huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit) dhe orën në vazhdim do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore te skuadra e re.
Lazio e bleu Valon Berishën nga Salzburgu për 7.5 milionë euro, por mesfushori nuk i përmbushi në asnjë moment pritshmëritë edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe serioze.
KOHA JONË SONDAZH

