Valverde: Duhet të shënojmë të parët për t’u kualifikuar
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur sot në prag të “El Classicos” ndaj Real Madrid, teksa njëra prej skuadrave do të deyurohet që të mbyllë aventurën në Kupën e Mbretit dhe tjetra në finale.
“Do të më pëlqente të festoja në fund me kualifikimin në finale. Është një sfidë gjysmëfinale, një El Clasico, një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse në ndeshjen e parë nuk morën rezultatin që dëshironim.
Gjithsesi, kualifikimi është i hapur. E dimë që Reali është një rival i madh, shpresojmë të avancojmë, ashtu sikurse ua urojnë edhe atyre. Duhet ta godasim kundërshtarin dhe të fitojmë.
Nëse nuk shënojmë, jemi të eliminuar, ndaj e kemi për detyrë të bëjnë gjithçka për të shkuar te goli, por sigurisht pa iu shmangur filozofisë sonë të lojës”, deklaroi Valverde.
KOHA JONË SONDAZH

