Van Gaal rikthehet si “diktator”, ulktimatum ndaj van Persie

Robin van Persie është këshilluar të përshtatet më mirë me metodat strikte të trajnerit të United Louis van Gaal nëse do të ketë një të ardhme të suksesshme në “Old Trafford”. Holandezi e mbylli sezonin e kaluar me vetëm 10 gola pas një viti të karakterizuar nga dëmtimet.

Paraqitja e tij ka lënë për të dëshiruar nën urdhrat e trajnerit që e ka bërë atë kapiten të Holandës në Botërorin e zhvilluar verën e kaluar në Brazili ku “Oranje” u mundën në gjysmëfinale nga Argjentina.

31-vjeçari ka akoma edhe një vit në kontratën e tij me United dhe ka dëshirë të qëndrojë, por i është bërë e qartë se çfarë duhet të bëjë nëse do të ketë një rol të rëndësishëm brenda ekipit në sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shtypit anglez, Van Gaal i ka bërë të ditur Van Persie-it se duhet të tregojë më shumë përkushtim gjatë seancave të ashpra stërvitore të cilat kanë qenë një pengesë edhe për Radamel Falcaon. Kolumbiani është transferuar tek Chelsea pasi nuk ka bindur trajnerin holandez gjatë qëndrimit të tij në “Old Trafford”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Van Gaal i kushton një vëmendje të veçantë përgatitjes fizike dhe ka dyshime nëse Van persie, i cili ka pasur shpesh probleme me gjunjët, mund ta durojë punën fizike ndërsa po futet në fazën e fundit të karrierës së tij.

 Për sulmuesin janë interesuar disa klube të Serisë A, por aktualisht ai fiton rreth 1.3 milionë euro në muaj me United dhe rroga të tilla nuk mund të përballohen nga buxhetet e skuadrave italiane. Java e fundit e sezonit të kaluar ka treguar qartë se Van Gaal nuk ka besim tek sulmuesi duke e lënë këtë të fundit në stol pavarësisht mungesës së Falcaos.

Lojtarët e “Djajve të Kuq” do të kthehen në stërvitje më 1 korrik, por Van Persie, bashkë me lojtarë të tjerë që janë aktivizuar me kombëtaret, do të ketë 10 ditë më shumë pushim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?