FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vangjeli në spital pas ndeshjes me Tiranën, humb ndeshjen me Flamurtarin

Skënderbeu e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, në një përballje mes ekipeve rivale pretendente për titull, falë golit të kapitenit Bledi Shkëmbi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjeve të javës së 25-të, Skënderbeu ndodhet në kuotën e 51 pikëve, një pikë pas Kukësit që kryeson kampionatin. Por kampionët në fuqi , para se të përballen të djelën ën Vlorë me Flamurtarin, nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Kristi Vangjeli. Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në përballjen me Tiranën, pas përplasjes me Kërçikun e Tiranës. Mbrojtësi korçar ka marrë një goditje në kokë dhe pas përfundimit të ndeshjes, ai  është transportuar në Spitalin e Korçës ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Mbrojtësit do t’i duhet të paktën një javë që të rikuperohet.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?