Varane i befason të gjithë: Tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Raphael Varane ka marrë një vendim befasues duke u tërhequr nga kombëtarja franceze. Edhe pse është vetëm 29 vjeç, mbrojtësi ka vendosur që të mbyll aventurën me “gjelat”.

“Përfaqësimi i vendit tonë madhështor për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Sa herë që kam veshur këtë fanellë të veçantë, kam ndjerë krenari të pamasë.

Detyra të jap gjithçka, të luaj me zemër dhe të fitoj sa herë dilnim në fushë. Mendova për disa muaj dhe vendosa që ishte koha e duhur që të tërhiqesha nga futbolli ndërkombëtar”, shkruhet në njoftimin e mbrojtësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varane ka bërë 93 paraqitje për kombëtaren e Francës, duke shënuar 5 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?