Varane: Nesër do më duhet të bërtas si Ramos, por nuk luajmë në mbrojtje

Emergjencë në mbrojtjen e Realit në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Juventusit. Pa Serxhio Ramos të skualifikuar për shkak kartonësh, zgjidhja për trajnerin Zidane ndaj bardhezinjve do të jetë Varane, i cili do të jetë lideri i ekipit në repartin difensiv. Edhe pse 24 vjeç, ai mund të cilësohet veteran për shkak të eksperiencës që ka, teksa sot është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes.

“Që nga koha kur kam ardhur te Reali në vitin 2011, ka ndryshuar gjithçka. Kam fituar më shumë eksperiencë, por dua që të përmirësohem ende. Në dhomat e zhveshjes nuk jam nga lojtarë që flas shumë, por kur luaj përpiqem që të transmetojë eksperiencën time të me të rinjve.

Unë me Kasemiron? Nëse do të luajë në mbrojtje nuk do të jetë problem. Ai kryesisht luan në mesfushë, por di shumë mirë si të mbrojë. Komunikimi do të jetë i rëndësishëm, por në këtë ekip nuk mungon kualiteti për të luajtur duele të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus është një ekip i madh, por nuk do të luajmë në mbrojtje për ta mbyllur ndeshjen 0-0. Nesër do më duhet të bëjë Serxhio Ramosin, të bërtas dhe të jem i vëmendshëm ndaj të gjithëve”, u shpreh Varane para ndeshjes. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?