Veliu dhe Cale trembin Tiranën: Fitojmë për vendin e 3-të

Flamurtari me shumë mundësi nuk do të luajë në turin e parë kualifikues të Europa League pasi nuk është licensuar nga UEFA për të marrë pjesë në kompeticionet europiane për shkak të borxheve të shumta. Gjithsesi në Vlorë pavarsisht problemeve të shumta që kanë besojnë ende te Europa.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Tiranës, edhe pse bardhebluve u duhet një pikë për të siguruar mbijetesën, Franc Veliu dhe Elton Cale dy lojtarët që u shfaqën në konferencën e radhës për shtyp, premtuan se Flamurtari do të bëjë maksimumin për të fituar dhe për ta mbyllur kampionatin në vendin e 3-të, ndërsa të dy lanë gjithçka të hapur për sa i përket të ardhmes.

“Duam ta mbyllim sa më mirë, e kemi mendjen edhe shpresën të luajmë në Europë dhe luajmë një ndeshje për të marrë maksimumin, edhe pse e dimë që Tirana ka shumë nevojë për pikë”, u shpreh Veliu, i cili nuk është dorëzuar ende për pjesëmarrjen në Europë, por e pranon se tashmë nuk është më në dorën e Flamurtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë kemi shpresuar që të jemi në Kupat e Europës pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, që nuk e di sa të vërteta janë. Nuk jemi në brendësi të Federatës që të dimë si mund të jetë realisht situata.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliu, ashtu si gjithë lojtarët, pret që klubi të lëvizë për sa i përket çështjes së pagave, një dramë e madhe, së cilës askush nuk po i gjen dot zgjidhje: “Kjo është një çështje që ka zgjatur goxha dhe opinioni e di situatën tonë. Ne kemi bërë më të mirën dhe këta çuna dhe stafi janë për t’u falënderuar, sepse nuk e kanë ulur asnjëherë ritmin. Ne na është premtuar dhe jemi në pritje.”

Për sa i përket të ardhmes, Veliu nuk ka ngut: “Interes ka nga ekipe të tjera, ndërsa nga Flamurtari ende jo. Është pak shpejt për të folur, por besoj në ditët në vazhdim do të mësohet diçka më shumë.”

Elton Cale nuk e ka braktisur anijen kuqezi, duke qenë i huaji i vetëm në ekipin vlonjat.

“Ne shkojmë për fitore, për tre pikët. Luajmë për Europën dhe të gjithë lojtarët do të mundohen për tri pikët. Në Vlorë ka qenë një eksperiencë e bukur, është një qytet i bukur. Erdha për titullin kampion, por gjërat ndryshuan. Kishim ekip të mirë, por gjithsesi e uroj Partizanin për titullin”, shprehet Cale, i cili në verë natyrisht do të ketë shumë oferta.

“Shpresoj që të rregullohet kjo situatë. Fillimisht do të shkoj për pushime me familjen, më pas do të shohim. Shumë lojtarë u larguan, sepse pritën për presidentin dhe situata nuk u zgjidh. Nëse do të zgjidhej, lojtarët do të qëndronin. Ndoshta qëndroj, ndoshta jo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?