FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendoset e ardhmja e Milot Rashicës, Werder Bremen përfiton 15 milion euro

Milot Rashica do të vijojë të luajë në Bundesligë. Sulmuesi dardan, një prej lojtarëve kryesorë të Werder Bremen, do të transferohet te Leipzig. Këta të fundit e shohin 23-vjeçarin nga Vushtrria si zëvendësuesin perfekt të Timo Werner, i cili kaloi te Chelsea.

15 milion euro do të kushtojë kartoni i Rashicës, i cili aktivizohet në majë të sulmit dhe në krahun e majtë të këtij reparti. Gazetari italian, Nicolo Schira thekson me anë të një postimi në “Twitter” se akordi zyrtar është çështje kohe.

Vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u përcaktuar dhe Rashica do të provojë një tjetër aventurë sezonin e ardhshëm. Një hap i rëndësishëm për autorin e 10 golave këtë sezon. Leipzig është një klub me ambicie të mëdha dhe Rashica do të ketë shansin të luajë në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?