Verona e ruan si “diamant”, Kumbulla nuk do të rrezikohet nesër

Marash Kumbulla nuk do të rrezikohet në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk do të luajë në duelin e ditës së nesërme, teksa trajneri Juric nuk ka ndërmend që ta aktivizojë pa u rikuperuar në 100 për qind.

 

Shkodrani do të vijojë edhe për disa ditë stërvitje, për t’u rikuperuar nga dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e djathtë. Me shumë mundësi Kumbulla do të jetë në fushë për duelin e javës së ardhshme, ku Verona do të presë Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shqiptar është një titullar fiks në formacionin e Hellas Veronës së bashku me Amir Rrahmanin dhe Gunter. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?